ShowBiz

Shpati prapë në hall me hakerat, i ndodhi edhe kjo! (Foto)

Këngëtari Shpat Kasapi duket se nuk po gjen rehati me rrjetet sociale. Pasi hakerat ia morën një profil në Facebook dhe një fan page, Shpati prapë mbrëmë kishte një problem.

Ai ka njoftuar se hakerat tani kanë tentuar t’ia marrin edhe profilin e ri në Facebook dhe atë të Instagramit, shkruan Indeksonline.

Shpati në një postim që ka shpërndarë në këto dy rrjete ka shkruar një porosi për personat që po tentojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Ai madje ka thënë se e di vendin nga ku është tentuar të hyhet në profilet e tij.

“A fillut dhe ket fb me hy me ma hacerat a?

Spo ju kuptoj qa doni nga une?

Spo ju kuptoj qka ju duhet fb im?

Spo ju kuptoj 1 fb dhe 1 fan page te verifikuar ma moret tash dhe ket e doni a?

Madje tentuat dhe instagram te ma merni por nuk arritet dot? Madje e gjeta dhe lokacionin nga keni hyr ne insta tim? Sdo e le me kaq… Kaq shum ju intereson jeta ime? Nese doni me dit dicka hajdeni me pytni para syve jo mbas shpine me ba gjera… mos u beni te ligt se so burrni kjo

TURP..”, ka shkruar Shpati në Facebook e Instagram. /Indeksonline/

the authorE B