ShowBiz

Shpat Kasapi feston sot ditëlindjen, kaq vite jetë ka mbushur ai

Edhe pse kohët e fundit nuk ka edhe aq shumë nam në muzikë, ai vazhdon të mbetet një prej këngëtarëve më të njohur për publikun shqiptar dhe me shumë vjet eksperiencë në fushën e këndimit, shkruan GazetaBlic.

E sot me datë, 1 maj këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi feston plot 33-vjet jetë. Pavarësisht se tashmë i ka kaluar të tridhjetat ai vazhdon të ndihet sikur të ishte 24-vjeç.

Të paktën kështu po pretendon në imazhin që e ka publikuar në “InstaStory” ku shihen dy balona të fryra të cilat formojnë numrin 24.

Artisti i cili mbahet mend për shumë hite të cilat edhe ditët e sotme dëgjohen me shumë ëndje, vazhdon të mbetet aktiv në muzikë. Kënga “Valle Kosovare” vazhdon të mbetet një prej këngëve më të kërkuara të tij dhe më të dashura.

Si çdo njeri tjetër në botë edhe Kasapi është provuar nga më e keqja, pas një lidhje që ka pasur me këngëtaren dhe modelen, Afërdita Dreshaj ai është ndarë me të, e ky lajm pat bërë bujë të madhe në media.

Dreshaj e cila njihet edhe për skandalin e fundit me Agon Amigën, ishte ndarë me Shpat Kasapin kah fundi i viti 2013-të.

Kënga e fundit e Shpat Kaspait, titullohet “Aroma e saj” dhe deri më tani ka mbledhur mbi 2 milionë shikime në YouTube. Kjo këngë ishte publikuar në vitin 2017 kah fundi i muajit tetor.

Ndryshe Kasapi është tejet aktiv sa i përket paraqitjeve në ekranin televiziv, por ende nuk ka ndonjë shenjë nga ai nëse është duke punuar në ndonjë projekt të ri muzikorë. / © GazetaBlic /

the authorE B