Në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 12:00, do të bëhet tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Vëmendja e gjithë tifozëve të futbollit, sot në ora 12:00 do të jetë në Nyon të Zvicrës.
Aty, tetë skuadrat çerekfinaliste do të mësojnë kundërshtarët, në rrugën drejt finales së madhe që luhet në Madrid.
Ajax, Barcelona, Liverpool, Manchester United, Manchester City, Tottenham, Porto dhe Juventus janë skuadrat kanë arritur në tetëshen më të mirë të Evropës.
Keto jane perballjet:
Ajax – Juventus
Liverpool – Porto
Tottenham – Manchester City
Barcelona – Manchester United