Dejvi është një vogëlush që sot ka një ditë të rëndësishme. Mbush 2 vjeç. Veçse e veçanta e kësaj dite është urimi që a ka marrë nga miku i tij më i ngushtë…dhe mbi të gjitha, një personazh mjaft i njohur.
Bëhet fjalë për këngëtarin e muzikës Rep, Arkimed Lushaj, i njohur për të gjithë me emrin skenik “Stresi”, i cili është komshi me Dejvin e vogël. Nuk e kishim njohur më parë Stresin në raport me fëmijët, por me Dejvin ai ka krijuar një lidhje të vecantë. Aq sa e ka pritur Dejvin për t’i dhënë urimin e parë për ditëlindjen e dytë.
“Tesi”, është emri që e thërret vogëlushi këngëtarin e njohur. Në ditën e tij të lindjes, nuk mund të mungonte një foto me ‘shokun e tij të ngushtë’. 🙂