Gjatë intervistës me moderatoren Marina Vjollca, komediani Ermal Mamaqi ka realizuar edhe një insert në të cilin e paralajmëron Marinën, për atë që e pret në Klan tashmë që është bërë pjesë e këtij e ekrani.
Me shaka Ermali e ka këshilluar Marinën të ketë kujdes nga kolegët si Fevziu, Vera Grabocka, Alketa Vejsiu etj. Por mesa duket nuk kanë qenë edhe aq shaka! Ka qenë Romina Alku, ish-Sophia e Çanit e cila ka komentuar në postimin e Ermalit ku ka shkruar se nuk janë thashetheme por të vërteta të thëna me shaka. “Vetëm thashetheme s’ke thënë, por të vërtetat me humor”,-përfundon Romina./Gazeta Express/