Evertoni është duke planifikuar të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme prej 68 milionë euro për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Skuadra angleze është duke pasur vështirësi këtë sezon, pjesërisht për shkak se ka dështuar ta zëvendësojë qendërsulmuesin Romelu Lukaku, i cili në verë iu bashkua Manchester Unitedit, transmeton Express.
Tash, trajneri i ri, Sam Allardyce, është i gatshëm ta shtojë në radhët e veta, i cili nuk është duke kaluar momente të mira në “Signal Iduna Park”. /Express/