Ajo është ndër këngëtaret më të njohura në skenën muzikore
Është kjo këngëtarja e njohur Shkurte Gashi e cila kohëve të fundit është përfolur shumë për jetën e saj private, transmeton Gazeta Express.
Këngëtarja e hiteve të shumta ditë më parë kishte pranuar publikisht se është në lidhje. Lajmin ajo e ka konfirmuar gjatë paraqitjes së saj në spektaklin Zhurma Show, ku fitoi çmimin “Best Folk”.
Këtë çmim ajo tha se ia dedikon dashurisë së saj.
E këto ditë këngëtarja Gashi ka shkuar në Turqi. Por, jo e vetme.
Shkurta është në Stamboll së bashku me dy miket e saj Leonorën dhe Njomzën, vajzën e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli.
Kujtojmë se Shkurta kohëve të fundit u përfol se është shtatzënë, mirëpo menaxheri i saj për Express kishte mohuar këtë lajm./Gazeta Express/