Tech

Shkup, konferencë për inovacionet sociale

Në Shkup sot do të mbahet konferenca e parë përkushtuar inovacioneve sociale në të cilën është paralajmëruar prania e inovatorëve social nga Austria, Gjermania, Polonia, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia.

Konferencën e organizojnë Fondacioni “Fridrih Ebert”, MladiInfo, Internacional, Impak hab Shkup dhe Asociacioni për hulumtime, komunikime dhe zhvillim “Pablik”.

Është planifikuar konferenca të përfundojë me panel diskutim “Nga inovacioni deri te ndikimi: rrjetëzimi dhe mbledhja e mjeteve për biznes social”, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues nga Maqedonia dhe Evropa.

Në suaza të Konferencës në sallën e kinemasë “Frosina”, do të prezantohen ndërrmarjet sociale nga Maqedonia, ndërsa vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë dhe blejnë nga prodhimet e tyre.

Konferenca është përkrahur nga Projekti për ndërrmarje mikro dhe të vogla të USAID Maqedoni, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe “Pakomak” Maqedoni./MIA/