Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është djegur një magazinë me ambalazhe. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës.
Bëhet e ditur se zjarri i rënë rreth orës 4 të mëngjesit ka përfshirë edhe një furrë buke që fatmirësisht është mundur të shpëtohet nga ndërhyrja e zjarrfikësve.
Policia ka deklaruar se shkak i zjarrit ka qenë pakujdesia e punonjësit të furrës. Nga të dhënat paraprake thuhet se era ka përcjellë në stivën e druve shkëndijat e prushit të nxjerra jashtë pas ndërrimit të zjarrit të furrës duke përfshirë jo vetëm stivën me dru, por edhe magazinën në krah, pikë shumice ambalazhimi dhe baletash druri.
“Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve dhe Policisë së Shtetit ka ndihmuar në shmangien e zjarrit në magazinat e tjera dhe kamionët e parkuar në vend. Në operacionin e shuarjes së zjarrit morën pjesë 8 efektivë zjarrfikës”, thuhet në njoftimin e policisë.