Klubi futbollistik nga Tetova, Shkëndija ka arritur të kualifikohet në rrethin e dytë të Ligës së Evropës, pasi ka barazuar me klubin Helsingin Jalkapalloklubi (HJK), 1-1.
Shkëndija sot ka zhvilluar takimin si mysafir dhe fal fitores së parë që ka arritur në Tetovë 3-1 (4-2), klubi shqiptar arrin të realizojë ëndrrën evropiane.
Të dy golat u shënuan nga lojtarët e Shkëndisë, golin e parë për mysafirët shënoi autogol Radeski, kurse rezultatin e barazoi Celikoviç.
Më i merituari për kualifikimin e Shkëndisë është sulmuesi shqiptar Besart Ibraimi, i cili në takimin e parë ka tundur portën kundërshtare tre herë, raporton KosovaPress.