Sport

Shkëndija e Tetovës vazhdon ëndrrën evropiane

Shkëndija e Tetovës ka kaluar rrethin e tertë të garave në Europa League, pasi sonte në takimin e kthimit ka mposhtur klubin Trakai 3-0 (4-2).

Takimi është zhvilluar në Tetovë dhe golat i kanë shënuar Alimi (28’) dhe Hasani (42’, 88’).

Gjatë tërë takimit Shkëndija ishte dominuese në lojë dhe kjo fitore ia ka mundësuar Shkëndijës që të vazhdojë ëndrrën evropiane.

Klubi nga Tetova më parë ka mposhtur klubin finlandez Helsingin Jalkapalloklubi dhe klubin moldav Dacia, raporton KosovaPress.