Sport

Shkëndija e pa fat, mposhtet në minutën e fundit

Shkëndija është mposhtu nga Genti me rezultat të ngushtë 2:1 në kuadër të Europa Leagues

Shkëndija e Tetovës ka qenë e pa fat në ndeshjen kundër Gentit në kuadër të Europa Leagues, pasi ka humbur me rezultat 2:1.

E para në epërsi ka kaluar Shkëndija me supergolin e Ibraimit në minutën e 9’të, por vendësit nuk u dorëzuan dhe në fund të pjesës së parë arritën të barazojnë rezultatin në 1:1, me golin e mesfushorit Matton.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte baras, në skenë doli Koulibaly, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 2:1 në minutën e 92’të.

Ky rezultat mund të cilësohet i mirë për Shkëndijën, e cila ndeshjen e dytë të paly-offit e zhvillon në Maqedoni.

1-1 Thomas Matton Goal – Gent vs Shkendija – 18… by goalall

 

0-1 Besart Ibraimi GOAL – Gent vs Shkendija… by OfficialFootball