Sport

Shkëndija arrin fitore të madhe

Klubi futbollistik nga Tetova, Shkëndija ka shënuar fitore të madhe, duke e mposhtur klubin Helsingin Jalkapalloklubi (HJK), 3-1.

Takimu u zhvillua në Tetovë dhe është i vlefshëm për kualifikim në rrethin e parë në Ligën e Evropës.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët përmes Ousman Jallow. Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi në skenë doli lojtari më i mirë i takimit Besart Ibraimi, i cili e tundi tre herë portën kundërshtare, duke i dhënë një fitore të madhe klubit të tij.

Gjatë lojës kishte aksione të mira dhe lojë të mirë, ndërsa HJK mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi Patronen u largua nga loja me karton të kuq.

Kjo fitore i jep shumë shpresë Shkëndijës që të arrijë suksese edhe në takimin kthyes, duke shpresues në kualifikime në garat e më tejme në Ligën e Evropës, raporton KosovaPress.