ShowBiz

Shkenda kopjon Rihannën me fustan të njëjtë e stoli në kokë

Këngëtaret shqiptare pothuajse gjithmonë janë kritikuar për mungesë origjinaliteti sa i përket modës.

Tashmë e dini se këngëtaret shqiptare në të shumtën e rasteve për veshjet e tyre inspirohen nga yjet e famshme botërore, transmeton Gazeta Express.

E tashmë meqë kanë filluar xhirimet për festat e fund vitit, shumë artistë të njohur janë mundur të duken sa më bukur.

Këngëtarja e njohur Shkenda Dubova gjatë një xhirimi për Vitin e Ri ishte shfaqur me një fustan të bardhë e të gjatë me një dizajn shumë të bukur.

Me flokë të lëshuar e stoli në kokë, Shkenda kishte marrë gjithë vëmendjen.

Por, këtë pamje të ngjashme keni pasur mundësi ta shihni në vitin 2015 te këngëtarja e njohur Rihanna.

Ajo në “Met Gala”, ishte paraqitur pikërisht me fustan pothuajse të njëjtë veçse me ngjyrë të verdhë.

Madje Riri edhe në kokë kishte stoli.

E se cila duket më bukur vlerësojeni vetë.

Ndryshe, Shkenda njihet si njëra ndër këngëtaret me format më bombastike./Gazeta Express/

the authorE B