Nëse u bie telefoni në tokë zakonisht keni vetëm dy mundësi: ta riparoni ose të ndërroni telefon.
Kimistët pranë Universitetit të Kalifornisë kanë shpikur një opsion të tretë: një ekran telefoni i cili riparohet vetvetiu.
Hulumtuesit arritën të kryenin disa testime me materialin përbërës të ekranit dhe rezultatet ishin premtuese nga gërvishtjet dhe thyerjet.
Pasi e ndanë në copa materialin, ai menjëherë u rikthye në formën e mëparshme brenda 24 orësh.Ky material, i cili mund të zgjerohej deri në 50 herë madhësinë origjinale, përbëhet nga polimer dhe kripë e jonizuar.
Karakterizohet nga një ndërveprim i quajtur “ion-dipole”, një forcë tërheqëse mes joneve të ngarkuara dhe molekulave polare.Me fjalë të tjera kur një ekran thyhet, jonet dhe molekulat tërhiqen për të shëruar materialin.
Kjo është hera e parë një shkencëtarët krijojnë një material vetë-shërues duke e bërë jashtëzakonisht të dobishëm për ekranet, bateritë dhe elektricitetin.