Sport

Shkëlqeu ndaj United, Xhaka në formacionin javës në Premier Ligë (FOTO)

Granit Xhaka ka realizuar golin e parë në fitoren 2:0 të Arsenalit përballë Manchester United.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, ka qenë protagonist në fitoren e Arsenalit përballë rivalëve të Manchester United, duke shënuar edhe një gol, raporton KosovaPress.

Graniti është futbollisti i vetëm i ‘Topçinjve’ i përfshirë në këtë formacion të përzgjedhur nga Goal.

Në 11-shen më të mirë të javës dominon Manchester City me katër futbollistë, pas fitores 5:0 ndaj Crystal Palace. /KosovaPress/