Reshjet e fundit të shiut në vend kanë nisur veçse të shkaktojnë telashe në komunikacion.
Kështu shiu që po bie pa ndal tash e disa orë, ndonëse me intensitet të dobët ka bllokuar një rrugë në kryeqytet, shkruan Indeksonline.
Bëhet fjalë për rrugën poshtë urës tek stacioni i autobusëve në Prishtinë, që është bërë e pakalueshme për këmbësor.
Si gjithmonë, sa herë që ka reshje shiu kjo rrugë bëhet e pakalueshme për këmbësorët që shkojnë në stacion, e shpesh edhe për vetura.
Më poshtë gjeni foto nga kjo pjesë e kryeqytetit. /Indeksonline/