Rajon & Botë

Shinzo Abe e lavdëron Donald Trumpin

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, e ka lavdëruar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për përkushtim e fortë të treguar ndaj sigurisë globale dhe të aleatëve, pas bisedës së dytë telefonike me liderin amerikan në katër ditë.

Dy liderët u pajtuan se Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja Jugore të mbesin në kontakt të ngushtë për Korenë Veriore, si dhe janë pajtuar që ta mbikëqyrin nga afër përgjigjen e Kinës ndaj zhvillimit të programit bërthamor dhe raketor të Koresë së Veriut, ka thënë Abe para gazetarëve, transmeton Express.

Në një bisedë telefonike të enjten e kaluar, vetëm një ditë pas testimit më të fundit raketor të Koresë së Veriut, Abe njoftoi se ai dhe Trump ishin pajtuar se testimi i raketës balistike ishte provokim i rrezikshëm si dhe kërcënim serioz./Express/

the authorE B