Rajon & Botë

Shikoni si policia qëllon për vdekje burrin me ngjyrë, edhe pse ishte i paarmatosur dhe mbante duart lart (Foto/Video, +18)

Policia amerikane ka vrarë një afrikano-amerikan të paarmatosur, derisa e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Pamjet e momentit kur policia qëllon me armë për vdekje, burrin e paarmatosur me ngjyrë i quajtur Terence Crutcher në Tulsa të Oklahomas, janë publikuar të hënën.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në veturat e policisë si dhe në helikopterë.

Crutcher 40-vjeç, mund të shihet në video se si qëndron në veturën e parkuar në mes të rrugës, derisa disa policë vërejnë se po ndodhin ‘aktivitete të dyshimta’ brenda veturës që ai po ngiste.

2

Ata menjëherë ndaluan dhe iu afruan Crutcherit, derisa në ato momente shfaqet edhe një veturë tjetër e policisë e pajisur me kamera.

Ndërkaq në raportin e policisë thuhej se ai ishte drejtuar kah policia duke mos pranuar të ngrit duart lart, por në videon e publikuar shihet se si ai largohet në drejtim të veturës së tij me duart e ngritura lart.

Por duket se kjo nuk i mjaftoi policisë, të cilët fillimisht e neutralizojnë me armë elektrike dhe më pas e qëllojnë me armë për vdekje.

Chuck Jordan, shef i policisë në Tulsa ka pranuar gjatë një konferencë për mediat se Crutcher nuk kishte pasur kurrfarë arme.

Ndërkaq, hetuesit federal janë duke shqyrtuar mundësinë e kallëzimit penal kundër policëve për shkak të vrasjes së burrit me ngjyrë. /Telegrafi/