ShowBiz

Shikoni se sa është rritur vajza e Teutës dhe Adonisit, feston ditëlindjen e parë(Foto)

Aktorja dhe prezantuesja Teuta Krasniqi jetën e ka shumë të ekspozuar në media.

Kjo për arsyeje se çdo gjë rreth saj bëhet lajm e sidomos jeta e saj private, shkruan Indeksonline.

Ajo së fundi ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shfaqë të bijën e saj të vogël, Kaian e cila sot mbush një vjet.

“Shpirti mamit, sot është festa jote, sot është ditëlindja jote e parë. Sot nje vit erdhe në këtë jetë për të na përmbushur shpirtin tonë me lumturi, për t’a kompletuar familjen tonë dhe për t’i dhënë formen e duhur portretit tonë familjar. Kaia shpirti mamit, je si rreze dielli dhe si fllad pranvere që ta knaq shiprtin. Je plot dashuri dhe ëmbëlsi. Je ti ajo që sjell vec kënaqesi dhe lumturi. Urime ditëlindja e parë, sugaresha jonë. Pac shëndet, dashuri të pafund, shumë gëzime dhe lumturi. Qofsh e lumtur bashkë me motrushin Tarushin, mamin, babin dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Të duam pafundësisht ëmbëlsira jonë. Zoti të bekoftë” ka thënë Teuta.

Kjo është vajza e dytë e Teutës në martesën e saj po ashtu të dytë me Adonisë Morinën përderisa nga martesa e parë me këngëtarin Blero ka një vajzë./Indeksonline/

the authorE B