Aktuale

Shikoni nga sa vota ka marrë secila parti (Tabela)

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këto zgjedhje në Shqipëri, kanë marrë pjesë në votim 1.613.087 zgjedhës, ose 46,72 % e numrit të përgjithshëm.

Në rang kombëtar rezultati paraprak i zgjedhjeve, i mbërritur në KQZ në rrugë elektronike, përmban këto shifra:

Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme ka qenë 1.580.778.

Votat janë ndarë sipas subjekteve elektorale si vijon:

Partia Socialiste 763.999 vota ose 48,33 % e numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme, e kthyer ne 74 mandate; Partia Demokratike 455.481 vota ose 28,81%, mandate 43; Levizja Socialiste per Integrim 225.678 vota ose 14,28%, mandate 19; Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet 75.938 vota ose 4.8%, mandate 3;

5.Libra 19 664 ose 1.25% mandate 0

6.Partia Social Demokrate 14.988 vota ose 0,95 %, mandate 1.

Partitë e tjera, të cilat nuk kanë kaluar pragun elektoral kanë marrë në totalin e tyre 44.661 vota, ose 2,8 % të votave të vlefshme.

the authorE B