Neymar edhe zyrtarisht është larguar nga Barcelona.
Neymari ka prishur kontratën me Barcelonën, duke paguar vetë klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurosh, pas refuzimit të çekut të PSG-së nga ana e La Ligas dhe tashmë mund të konsiderohet lojtar i klubit francez.
Menjëherë pasi përfaqësuesit ligjor të Neymar Junior paguan klauzolën e lirimit prej 222 milionë euro, Neymar është fotografuar duke lënë shtëpinë e tij në Spanjë dhe raportohet se është rrugës për Francë. /Express/