Sport

Shevchenko: Milan nuk ka lider, Inter po

Andriy Shevchenko ka folur për derbin “La Madonina” ndërmjet Interit dhe Milanit

Legjenda ukrainase, Andriy Shevchenko insiston se Milan ende nuk e ka një lider në skuadër dhe për këtë është duke punuar trajneri Vincenzo Montella.

Por, në anën tjetër thotë se Interi e ka një të tillë.

“Lideri i Milanit? Skuadra është duke u ndërtuar dhe nuk ka ende lider”, tha Shevchenko gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport.

“Lideri i Interit? Icardi, një kapiten, një lider dhe një sulmues i madh. Më pëlqen shumë”.