Aktuale

Sheshet e Prishtinës bllokohen, ja arsyeja

Për të pritur në vizitë kryeminstrin nga Mali i Zi Dushko Markoviç, çdo gjë duket se është gati.

Ai pas pak pritet të arrij në Aeroportin e Prishtinës, ku do të pritet nga zëvendëskryeminsitri Behgjet Pacolli dhe ambasadorët në dy vendet respektive. Vizita e sotme e kryeministrit malazez ka bërë që të bllokohet sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ai ‘Ibrahim Rugova’.

Këto dy sheshe që nga mëngjesi i hershëm janë bërë të pakalueshmë për qytetarët

Ndryshe, Markovic do të qëndrojë në Kosovë me ftesë të kryeministrit Haradinaj, ku dhe do zhvillojë disa takime me krerët e lartë të vendit.

Kjo vizitë është parë si mundësi e negocimit të marrëveshjes për Demarkacionin e cila është bllokuar në Kuvendin e Kosovës.

the authorE B