Dy nxënës janë përfshirë në një konflikt me thika paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të shkollës “Petro Nini Luarasi”.
Nga informacionet e para mësohet se nga kjo ngjarje e rëndë një prej nxënësve ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai u dërgua në spitalin e Traumës me plagë të rënda në kokë./INTV/