Aktuale

Sherr për një vijë uji, kushërinjtë masakrojnë njëri-tjetrin me thikë

Një person ka rënë në pranga të policisë pasi ka plagosur me thikë e me mjetë të forta kurshëririn e tij në fshatin Dush.

Ngjarja ka ndodhur në Pukë dhe si motiv për ngjarjen ka qënë një konflikt për një vijë uji.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.08.2017 rreth orës 21:15 ka ardhur një telefonatë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë se në fshatin Dush, Njësia Administrative Luf – Qerret Pukë, ka një konflikt.

Menjëherë shërbimet e Policisë pas vlersimit të situatës dhe pas mbërritjes në vendngjarje në orën 22:30, kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Alfred Tusha, vjeç 37 ka goditur me mjete të forta dhe mjet prerës shtetasin Z. T. vjeç 27.
Shtetasi Z. T. ndodhet ne Spitalin Pukë ku po merr mjekim dhe momentalisht është jashtë rreziku për jetën.

Nga shërbimet e Policisë në kohë rekord është bërë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar Alfred Tusha. /albeu.com/

the authorE B