Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, tashmë është konfirmuar si deputet i Kuvendit të Kosovës.
Sherifi në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë Nismës dhe atij në garën për deputet.
Ai i ka siguruar të gjithë votuesit dhe qytetarët se angazhimi i tij do të jetë në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes me dinjitet të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Për besimin e dhënë NISMA do t’ju jetë përjetësisht mirënjohëse”, ka shkruar Sherifi transmeton ‘Indeksonline’.
Tutje, ai ka thënë se Nisma për Kosovën në Kuvendin e Kosovës në këtë legjislaturë fillimisht do të përfaqësohet me gjashtë deputetë.
“Rezultatet zyrtare konfirmuan se angazhimi juaj i palodhshëm dhe kontributi i madh i juaj bëri të mundur që Nisma për Kosovën të jetë sërish forcë parlamentare”, ka shkruar ai./Indeksonline/