Skuadra e Mançester United ka rimarrë shpejt veten pas golit të dytë të pësuar dhe ka zvogëluar epërsinë e Real Madridit në Superkupën evropiane që po zhvillohet sonte në Shkup.
Golin për ekipin anglez e shënoi Lukaku në minutën 61 dhe tash rezultati është 2:1 në favor të Real Madridit.
Pas këtij goli ndeshja do të jetë më interesante, pasi që skuadra e Mançesterit do të tentojë që të barazojë rezultatin./KosovaPress/