Dërgesat e telefonat të mençur shënuan rritje 4,3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2017, duke tejkaluar pritjet e analistëve që kishin prognozuar një rritje prej 3,6 për qind, transmeton KosovaPress.
Gjithsej 347,4 milionë telefona të mençur janë shitur në periudhën 1 janar deri 31 mars, që paraqet rritje në krahasim me 332,9 milionë sa ishin shitur në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Samsung edhe më tej prin në listën e shitjeve me 79,2 milionë telefona të mençur të shitur pasuar nga Apple me 51,6 milionë, Huawei me 34,2 milionë, ndërsa në vendin e katërt dhe të pestë renditen Oppo dhe Vivo.