Simptomet që iu tregojnë mosfunksionimin e veshkave Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se sëmundjet e veshkave janë vrasës të heshtur.
Ato mund të mos shfaqin simptome për një kohë të gjatë, deri sa gjendja të bëhet kritike.
Është e rëndësishme të dihen simptomat e sëmundjeve të veshkave, në mënyrë që t’i shihni më herët. Kjo është lista e simptomave, për të cilat duhet të shikoni:
Ndryshime në funksionimin e urinës – Simptoma e parë e sëmundjeve të veshkave është ndryshimi i shpeshtësisë së urinimit. Po ashtu vërehet ndryshim dhe në ngjyrën e urinës, apo edhe gjak.
Ënjtje – Veshkat largojnë të mbeturat dhe lëngjet shtesë nga trupi. Kur ato nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, ky lëngë shtesë do të krijojë ënjtje në duar, këmbë, nyje dhe fytyrë.
Lodhje ekstreme dhe plogështi – Veshkat prodhojnë hormonin e quajtur erythropoietin, që ndihmon të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut, që bartin oksigjenin. Sëmundjet e veshkave ndalojnë këtë proces dhe kështu rezulton në anemi. Anemia shkakton dobësi dhe lodhje ekstreme.
Marramendje dhe paaftësia për t’u përqendruar – Anemia është e lidhur me sëmundjet e veshkave dhe kjo përkeqëson funksionin e trurit dhe kështu shkakton marramendje.
Ndjeni ftoftë gjithmonë – Nëse keni sëmundje të veshkave ju do të keni të ftoftë gjithmonë, edhe kur është moti i nxehtë.
Pengesa në frymëmarrje – Sëmundjet e veshkave shkakton mbledhjen e lëngut në mushkëri. Kështu do të keni vështirësi në frymëmarrje. Është e rëndësishme të zbuloni më herët sëmundjen e veshkave sepse në shumicën e rasteve dëmtimi i veshkave nuk mund të kurohet.