Rajon & Botë

Shembet ndërtesa, 7 persona humbin jetët (Foto)

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pas shembjes së një ndërtese në Mumbai të Indisë, njoftoi policia lokale.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për dhjetëra persona të tjerë të cilët druhet se kanë ngecur nën rrënoja, transmeton Express.

Ndërtesa gjashtëkatesh u shemb sot në kryeqytetin financiar të Indisë.

Ndërtesa në zonën e populluar dendësisht Bhendi Bazaar besohet se ishte 100 vjet e vjetër.

Mumbai është duke e marrë veten nga shirat e mëdha dhe vërshimet.

“Dyzet persona besohet se kanë ngecur brenda saj, ndërsa një ekip prej 43 pjesëtarësh është duke i kryer operacionet e shpëtimit,” ka thënë një zyrtar indian për AFP. /Express/

the authorE B