Sport

Shefki Kuqi bëhet trajner në Angli?

Shefki Kuqi shumë shpejtë mund të emërohet trajner i skuadrës angleze, Oldham Atheltic

Shefki Kuqi, i cili është trajner i skuadrës finlandeze PK35, shumë shpejtë pritet ta nisë një aventurë të re në futbollin anglez.

Ish reprezentuesi i Finlandës, shumë shpejtë mund të emërohet trajner i skuadrës angleze, Oldham Atheltic, e cila garon në Ligue One (Liga e tretë e Anglisë).

“Unë isha në Angli për të biseduar me drejtuesit e klubit. Unë i kamë dhënë mendimet dhe idetë e mija. Parstaj ata do të vendosin”, ka deklaruar Kuqi për gazetën finlandezë,Iltalehti.

“Kjo nuk është e thjeshtë. Është e rëndësishme për mua ta di se ku do të shkoj dhe cili do të jetë roli im.Unë mendoj se brenda disa ditësh, Oldham do të vendos”, ka theksuar vushtrriasi.

Ish sulmuesi i Crustal Palaces, Newcastles, Fulhamit dhe Blackburnit e njeh mirë mentalitetin e Oldham Atheltic, pasi ka luajtur te ky klub në sezonin 2011-2012.