Tillerson bëri thirrje për dialog Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e njohin referendumin për pavarësinë e Kurdistanit nga Iraku, tha sot Sekretari amerikan, Rex Tillerson.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në dialog, për të përmirësuar të ardhmen e të gjithë irakianëve.
“Shtetet e Bashkuara nuk e njohin referendumin e njëanshëm të qeverisë rajonale të Kurdistanit, e cila u mbajt të hënën. Vota dhe rezultatet nuk kanë legjitimitet dhe ne vazhdojmë të mbështesim një Irak të unifikuar, federal, demokratik dhe të begatë”, tha Tillerson.