Departamenti Amerikan i Transportit (DAT) nuk është duke pritur duarkryq. Ky department ka propozuar që të miratohet sistemi automatik i komnikimit të automjeteve V2V (vehicle to vehicle) për vetura dhe kamionë, shkruan Cnet.
Ky njoftim shënon mandatimin e parë të propozuar të teknologjisë V2V kudo në botë. Me përdorimin e dedikuar të komunikimit me rreze të shkurtër që operon në një brez të caktuar frekuencorë, vetëm për këtë lloj komunikimi, automjetet do të jetë në gjendje që të transmetojnë mesazhe të sigurisë në automjete të tjera në një rreze prej 300 metrash, për të cilën DAT thotë se është më e madhe se tek sensorët, kamerat dhe radarët.
V2V do të lejojë automjete të komunikojnë me njëra tjetrën në lidhje me makinat në tërheqje, nga rrugicat e verbëra dhe automjetet që kanë ndaluar shumë më përpara në rrugë. Ajo gjithashtu mund të paralajmërojë automjetet, kur është e pasigurtë, që të përpiqen dhe të tejkalojnë në një rrugë me dy korsi. Mandati gjithashtu përfshin kërkesën për një “gjuhë” të përbashkët për çdo automjet, në mënyrë që modelet dhe prodhuesit e ndryshem t’i bëjë të aftë për të kuptuar mesazhet e sigurisë së njëri tjetrit.
DAT beson se kjo masë e sigurisë mund të shpëtojë rreth 1,000 jetë dhe të ndihmojë në eliminimin e qindra e mijëra lëndimeve çdo vit./Express/