Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka humbur ndeshjen e fundit duke mos u kualifikuar kështu për në Botërorin Rusia 2018
Rusia 2018 që do të vije vitin e ardhshëm nuk do të këtë pjesëmarrës Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Amerika hyri sonte si favorit në ndeshjen kundër Trinidad dhe Tobago, që gjendet në vendin e fundit në zonën CONCACAF të Amerikës Veriore dhe të Mesme.
Por ata humbën me rezultat 2-1 për të humbur kështu edhe mundësinë e tyre që të jenë pjesë e Botërorit Rusia 2018 që mbahet vitin e ardhshëm.
Ndërkohë nuk gabuan as Panamaja që mposhti Kosta Rikën më rezultat 2-1 dhe Hondurasi që mundi Meksikën me rezultat 3-2.
Kështu kualifikimin direkt për në fazën tjetër të Botërorit 2018 nga zona CONCACAF e ka siguruar Meksika, Kosta Rika dhe Panamaja, kurse Hondurasi do ta kërkojë këtë me anë të play offit gjatë muajit nëntor. /GazetaExpress/