Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie kanë nënshkruar sot marrëveshjen mbi grantin e objektivave zhvillimore.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e ShBA- ve. Përkrahja e USAID-it është e gjithanshme në të gjitha sferat institucionale dhe shoqërore. Kjo është edhe një dëshmi e partneritetit e SHBA-ve në Kosovë në të gjitha sferat në veçanti në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe qeverisjen e mirë”, tha presidenti Thaçi.
Presidenti i Kosovës me këtë rast tha se i është shumë mirënjohës administratës amerikane për mbështetjen për Kosovën.
Edhe ambasadori amerikan shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në politikat zhvillimore.