Rajon & Botë

ShBA miraton ligjin për sanksione ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA-së me 419 vota pro dhe tre kundër miratoi projektligjin për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut.

Mbështetja masive për këtë projektligj do të thotë se Dhoma e Përfaqësuesve mund ta hedhë poshtë një veto të mundshme presidenciale.

Projektligji synon të godasë zyrtarët kryesorë rusë, për ndërhyrjen e dyshuar të tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në ShBA, si edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit e Koresë së Veriut për programet e tyre të armatimeve.

Sipas projektligjit, Kongresi mund të vërë veton ndaj çdo vendimi të presidentit që “do të ndryshonte ndjeshëm” politikën e jashtme të ShBA-së lidhur me Rusinë.

Shtëpia e Bardhë la të kuptohet të dielën se presidenti Donald Trump do ta pranonte ligjin e ri, me gjithë kundërshtimet fillestare.

the authorE B