Rajon & Botë

SHBA – Koresë Veriore: Përmbahu nga veprimet dhe deklaratat provokuese dhe destabilizuese

Tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut vazhdojnë të rriten edhe më tej, me Pentagonin që i ka bërë thirrje vendit të izoluar komunist që të përmbahet dhe mos ta destabizilojë situatën edhe më shumë.

“I bëjmë thirrje [Koresë Veriore] që të përmbahet nga retorika dhe veprimet provokuese dhe destabilizuese, si dhe të bëjë një zgjidhje strategjike që t’i përmbushë obligimet e veta ndërkombëtare dhe të kthehet në tavolinën e bisedimeve serioze,” ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Gary Ross, transmeton Express.

Programet e armeve të paligjshme të Koresë Veriore paraqesin një kërcënim të qartë dhe serioz ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, ka thënë ai.

Deklaratat e tij vijnë pasi që gazeta e Koresë Veriore shkroi dje se Pyongyang është i gatshëm që ta fundosë aeroplanmbajtësin e SHBA-së i cili është duke kryer ushtrime me shkatërruesit japonezë afër Filipineve./Express/

the authorE B