Ushtria amerikane thotë se ka hedhur një bombë 9,800 kilogramë në një kompleks të tuneleve që ishin përdorur nga Shteti Islamik në Afganistan.
Bomba masive GBU-43/B (MOAB), e njohur si “nëna e të gjitha bombave”, është bomba më e madhe jobërthamore që është përdorur ndonjëherë nga SHBA-ja në ndonjë konflikt, njofton BBC, transmeton Gazeta Express.
Lajmi erdhi disa orë pasi Pentagoni ka pranuar se ka vrarë 18 rebelë gabimisht në një sulm ajror në Siri.
Ata thanë se një forcë e një partneri kishte identifikuar gabimisht vendndodhjen e synuar, por bombardimet vranë më pas rebelët nga Forcat siriane Demokratike, e cila ka mbështetje nga Washingtoni.