Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin mbi liritë fetare nw SHBA. Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se ky grup është “qartazi përgjegjës për gjenocidin” kundër të krishterëve, jazidëve dhe myslimanëve
Administrata e Presidentit Trump dënoi grupin Shteti Islamik për gjenocid kundër të krishterëve dhe pakicave të tjera fetare në zonat që ka nën kontroll. Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se ky grup është “qartazi përgjegjës për gjenocidin” kundër të krishterëve, jazidëve dhe myslimanëve shiitë në Irak, Siri dhe vende të tjera. Ai i bëri komentet sot me rastin e publikimit nga Departamenti i Shtetit të raportit vjetor mbi liritë fetare në botë.
Zoti Tillerson akuzoi gjithashtu ISIS-in për krime kundër njerëzimit dhe për spastrim etnik kundër muslimanëve suni dhe kurdëve. Ai tha se mbrojtja e grupeve të përndjekura është një përparësi për administratën Trump. Raporti, që publikohet me kërkesë të Kongresit, mbulon vitin 2016 dhe nuk komenton rreth vendimit të administratës për të ndaluar përkohësisht pranimin e refugjatëve, shumë prej të cilëve largohen nga vendet e tyre për shkak të diskriminimi fetar.
Lagjia e Virxhinia
Presidenti Donald Trump denoncoi dje supremacistët e bardhë që organizuan tubimet me viktima të fundjavës në qytetin Charlottesville, të shtetit Virxhinia, duke u shprehur se “racizmi është një e keqe”. Në lagjen Del Ray, në Alexandria, po të shtetit Virxhinia, banorët janë organizuar për t’iu kundërvënë posterave raciste të vendosura kohët e fundit nëpër pemë dhe xhamat e shtëpive të tyre. Këto postera kundër njerëzve me ngjyrë, myslimanëve dhe komuniteteve të tjera, bënin thirrje gjithashtu për supremacinë e racës së bardhë. Tabelat mbanin firmën e grupit ekstremist të krahut të djathtë, Gjak dhe Baltë. Banorët hoqën rreth 50 të tilla nga dyert e shtëpive e bizneseve dhe i zëvendësuan ato me postera kundër urrejtjes.
Lagjia Del Ray në Aleksandria, Virxhinia, e sheh veten si një vend që u takon të gjithëve, por kjo atmosferë paqësore dhe mikpritëse u vu në pikëpyetje një ditë kur qytetarët gjetën postera urrejtjeje kundër njerëzve me ngjyrë, myslimanëve dhe grupeve të tjera, në dyert e shtëpive dhe bizneseve të tyre. “Kjo urrejtje dhe këto mendime negative nuk kanë lidhje me Del Ray-n, të paktën jo me komunitetin ku jetoj unë me të fejuarin”, thotë banorja e lagjes “Del Ray”, Nelle Champlin-Scanelle. Bizneset vendase u kundërpërgjigjën me posterat e tyre.“Kjo pankartë është për të treguar se ky komunitet më ka adoptuar dhe tashmë jam pjesë e tij, kështu që do t’i përkrah kundër çdo akti racizmi”, thotë Petros Ghebre-Egziabher, pronar i dyqanit “Dolce and Bean”.
“Urrejtja nuk është tipar i kësaj lagjeje, ku të gjithë njihemi me njëri-tjetrin. Ne jemi miq, kolegë dhe ky është një sulm personal ndaj të gjithëve ne”, thotë Stephany Wright, pronare e një dyqani arti. Del Ray njihet si një lagje miqësore dhe tolerante, ku mesazhet e urrejtjes dhe intolerancës janë të papranueshme. “Fjala e lirë mbrohet nga Kushtetuta e Amerikës, por jo kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes”, thotë presidenti i shoqatës së qytetarëve të “Del Ray”, Rod Kuckro. Tabelat në Farmacinë e Lagjes tregojnë se kushdo është i mikpritur aty. duhet të marrë fund sa më parë.” Në Del Ray, përfundon ai, komuniteti jeton çdo ditë me moton “kundër urrejtjes”.