Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Jim Mattis ka zbuluar një strategji të Mbrojtjes Kombëtare (NDS) duke zhvendosur fokusin nga terrorizmi ndërkombëtar në rivalët e vjetër gjeopolitikë si Rusinë dhe Kinën.
Mattis zbuloi të pretmen një dokument në të cilën flitet për një dokument të ri, ai bëri thirrje që forcave mbrojtëse duhet t’u ndahet një bugjet i madh për të parandaluar ndonjë “kërcënim mbi eksperimentin e demokracisë amerikane” në botë.
Por në anën tjetër Jennifer Breedon, një avokate specialiste për politikat e jashtme, tha se braktisja e luftës ndaj terrorit për t’u rikthyer në një luftë të ftohtë është një gabim.
“Kjo tregon mungesën e të kuptuarit të strukturës së jashtme që shumë njerëz në qeverinë amerikane kanë, përfshirë gjeneralin Mattis, mbi kërcënimet për botën,” tha Breedon për “RT”, transmeton Periskopi.
“Ai specifikisht tha se lufta e terrorit ndërkombëtar nuk është një shqetësim i madh për SHBA-në…”
Për më tepër ata kanë shpenzuar shumë para në rindërtimin e qeverisë dhe institucioneve për të luftuar gjenocidin terrorist në vende si Siria dhe Iraku, tha Breedon.
“Këta po e rikthejnë Luftën e Ftohtë,” shtoi ajo./Periskopi/