Rajon & Botë

SHBA dhe Koreja e Jugut nisin stërvitjet e përvitshme ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut filluan sot stërvitjet e përbashkëta ushtarake 10 ditore në shkallë të gjerë, por këtë vit numri i trupave dhe pajisjeve ushtarake do të jetë më i vogël se në vitet e mëparshme.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Brian Padden njofton nga Seuli se ndërsa ushtria amerikane dhe ajo e Koresë së Jugut theksojnë se këto stërvitje mbrojtëse janë të nevojshme për të ruajtur gatishmërinë operacionale, ekzistojnë shqetësime se stërvitjet mund të nxisin përsëri tensionet me Korenë e Veriut.

Stërvitjet e përvitshme ushtarake, “Rojtari i Lirisë-Ulchi” janë një operacioni masiv planifikimi dhe koordinimi ushtarak që simulon reagimin ndaj një sulmi nga Koreja e Veriut. Rreth 17,500 trupa amerikane dhe 50,000 ushtarë të Koresë së Jugut do të marrin pjesë në këtë stërvitje. Vitin e kaluar rreth 25,000 ushtarë amerikanë morën pjesë në stërvitje.

Udhëheqësit ushtarakë thonë se këto lojëra luftarake vjetore, përveç stërvitjeve të kombinuara ajrore dhe detare që mbahen në pranverë, janë të nevojshme edhe për të trajnuar fluksin e vazhdueshëm të ushtarëve të rinj që dislokohen në këtë zonë.

the authorE B