Kompania amerikane në fushën e rrjetit të kompjuterëve Cisco Systmes ka larguar nga puna 1.100 punonjës, pasi që në çerekun e fundit realizoi rezultate të dobëta financiare.
Cisco, e cila vitin e kaluar paralajmëroi se do të largojë rreth shtatë për qind të fuqisë punëtore, ose 5.800 punonjës, njoftoi se aktualisht janë të nevojshme shkurtime shtesë, duke mos ofruar detaje tjera, transmeton France Press.