Rajon & Botë

SHBA akuzon Korenë e Veriut për virusin WannaCry

Administrata amerikane ka thënë se Koreja e Veriut është drejtpërsëdrejti përgjegjëse për sulmin kibernetik të virusit “WannaCry” që preku spitalet, bizneset dhe bankat anembanë botës gjatë këtij viti.

Sulmi thuhet se ka goditur më shumë se 300,000 kompjuterë në 150 vende, duke shkaktuar dëme prej miliarda dollarësh.

Thomas Bossert, një ndihmës i Presidentit të SHBA, Donald Trump, këto akuza i bëri në gazetën Ëall Street Journal.

Është hera e parë që SHBA e ka fajësuar Korenë e Veriut zyrtarisht për krimin, transmeton KosovaPress.

Bossert, i cili këshillon presidentin për sigurinë në vend, tha se akuza është e bazuar në prova.

the authorE B