Sport

Shaqiri nuk largohet nga Stoke City

Stoke City ka hedhur poshtë raportimet nga Italia, të cilat insistojnë se Roma do ta blejë yllin shqiptar Xherdan Shaqiri.

Menaxheri Mark Hughes ka thënë se bordi i klubit nuk ka dëshirë që të ndërpresë qëndrimin dyvjeçar të Shaqirit në Stoke City.

Mediat italiane kanë shkruar se ka kërkesa për Shaqirin, duke shkaktuar kështu frike në mesin e fansave të Stoke City rreth largimit të tij të mundshëm. Por, sot pasdite drejtuesi i klubit, Peter Coates tha se nuk ka asgjë konkrete lidhur me këtë.

“Nuk ka plane për shitjen e tij. Ai do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit dhe ne shpresojmë të shohim sezonin e ardhshëm të mirë për te”, tha ai, transmeton KosovaPress.