Xherdan Shaqiri ka reaguar pas akuzave nga mediat në Serbi.
Xherdan Shaqiri ka publikuar një fotografi të re në Insta Story.
Pas akuzave për “provokim” nga Serbia, mesfushori kosovar i ekipit të Zvicrës ka përsëritur qëndrimin e tij.
Serbia ka paralajmëruar ankesë në FIFA për shfaqjen e flamurit të Kosovës në këpucët sportive të Shaqirit. Por, heroi i golit të fitores 2:1 ndaj Serbisë, ka një përgjigje, përcjell “lajmi.net”.
“Luaj me krenari”, shkroi Shaqiri në postimin e publikuar në Insta Story, shoqëruar me fotografinë e këpucëve të tij sportive me flamurin e Zvicrës dhe Kosovës. /Lajmi.net/