Xherdan Shaqiri është i gatshëm për t’u kthyer në fushën e blertë.
Pas një lëndimi që e ka mbajtur jashtë për më shumë se një muaj, Shaqiri është ftuar për ndeshjen e nesërme të Kupën e Ligës, që Stoke City e zhvillon ndaj Hull Cityt.
Lojtari i lindur në Kosovë por që luan për Zvicrën, ka shkruar edhe në Facebook për kthimin e tij.
“XS është rikthyer sërish”, ka njoftuar Xherdani.
Kujtojmë se Stoke City e ka nisur sezonin shumë dobët dhe pas mbanë pozitën e fundit në tabelë me vetëm një pikë.
Tags:Xherdan Shaqiri