Sport

Shaqiri i kushton 17 milionë euro Liverpoolit

LONDON, ENGLAND - DECEMBER 09: Xherdan Shaqiri of Stoke City during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Stoke City at Wembley Stadium on December 9, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Xherdan Shaqiri është duke pritur ofertën zyrtare të Liverpoolit në drejtim të Stoke City.

Liverpooli shpreson në transferimin e Xherdan Shaqirit gjatë muajit korrik, raporton Goal.com.

Jurgen Kloppi e ka identifikuar anësorin shqiptar të Stoke Cityt si një prej lojtarëve që mund të përforcojë sulmin, derisa klauzola e 26-vjeçarit e bën edhe më atraktive transferimin e tij te klubi nga Anfieldi.

Goal raporton se Shaqiri do t’i kushtojë Liverpoolit 17 milionë euro për shkak të largimit të Stoke City nga Premier Liga dhe këtë kalim e dëshiron edhe ish-anëtari i Bayern Munichut e Interit.

Shaqiri publikisht ka pranuar se dëshiron të mbetet në Premier Ligë dhe bisedimet mes klubeve ende janë duke u zhvilluar.