Sport

Shaqiri e merr një dhuratë speciale të Championsit në pushimet e tij në Greqi

Futbollisti kosovar po i kalon pushimet në Greqi, ndërkohë që e mori një dhuratë speciale mirëseardhëse në Mykonos me trofeun e improvizuar të Champions Leagues, të cilën e fitoi me Liverpoolin në fillim të këtij muaji.

Xherdan Shaqiri e ka pranuar një dhuratë speciale mirëseardhëse të Champions Leagues në pushimet e tij në Mykonos.

Me të mbërri në hotelin e tij në ishullin grek, 27 vjeçarit i ishte servuar një pllaketë për ta nderuar për suksesin evropian që e pati me Liverpoolin në fillim të këtij muaji.

Shaqiri e shpërndau fotografinë e dhuratës në Instagram, duke shkruar në gjuhën angleze: “Faleminderit për këtë mikpritje të ngrohtë”.

Në dhuratën prej xhami shkruante: “Mirësevjen në Mykonos kampion Xherdan Shaqiri. YNËA”, duke ia bashkangjitur edhe trofeun e Champions Leaguet, të cilën Shaqiri e fitoi për herë të dytë në karrierë këtë vit pasi e kishte fituar edhe me Bayern Munichun në vitin 2013.

Përfaqësuesi zviceran nuk u aktivizua në finalen e Madridit, por e dha kontributin e tij në rikthimin sensacional ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të këtij kompeticioni prestigjioz.