Sport

S’gabon Real Madridi, shkëlqen Morata

Real Madridi nuk ka gabuar në përballje me Leganes, duke fituar në udhëtim me rezultat 2-4, në kuadër të La Ligës spanjolle, raporton KosovaPress.

‘Los Blancos’ fitojnë këtë ndeshje dhe sërish janë në krye të tabelës. Sulmuesi Alvaro Morata është njeriu i ndeshjes, duke shënuar dy gola në minutën e 18-të dhe 23-të, kurse, nga një gol realizuan James Rodriguez në minutën e 15-të dhe Mantovani autogol në minutën e 48-të, ndërkaq, për nikoqirët shënuan Gabriel në minutën e 32-të dhe Neves në minutën e 34-të.

Pas kësaj fitore, Real Madrid rikthehet në krye të tabelës më 71 pikë, dy më shumë së Barcelona, kurse, Leganes ndodhet në pozitën e 17-të më 27 pikë. /KosovaPress/